Ministrja e Kulturës së Greqisë znj.Lydia Koniordou, në kuadër të një vizite që ka bërë në Tiranë ka vizituar dhe ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ajo u prit nga drejtori i institucionit z.Dorian Koçi, i cili e udhëhoqi gjatë guidës nëpër pavijone. “Keni një muze interesant” u shpreh znj.Koniordou, e cila u njoh me objektet e Pavijonit të Lashtësisë, me ato të Ikonografisë si dhe me Pavijonin e Mesjetës ku u ndal më së shumti tek Epitafi i Gllavenicës.