“Udhëtim i Prekshëm”, realizohet projekti më i ri që lejon fëmijet me probleme shikimi të prekin objektet e Muzeut Historik Kombëtar.

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe 29 Shtatorit – Ditës Kombëtare të Trashëgimisë organizuan aktivitetin me titull “Udhëtim i Prekshëm”.

Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore kanë objektiv për të rritur ndërgjegjësimin për pasurinë dhe diversitetin kulturor të Evropës, të nxisin interesin për trashëgiminë kulturore dhe të inkurajojnë tolerancë më të madhe për kulturat e tjera në të gjithë Evropën.

Aktiviteti i sotëm konsistoi në vizitën e planifikuar në Muzeun Historik Kombëtar nga ana e nxënësve më aftësi të kufizuar në shikim. Fëmijët e Institutit “Ramazan Kabashi”, mundën të prekin objekte origjinale të ekspozuara në muze. Objektet e paracaktuara për t’u prekur ishin të siguruara, fiksuara dhe të sigurta nga dëmtime të mundshme.
Moment tjetër i rëndësishëm në aktivitet ishte prezantimi fëmijëve me aftësi ndryshe të “Figurave të Prekshme” (varianti i prekshëm i figurave pamore). Nëpërmjet këtyre figurave me reliev, u prezantuan objekte muzeore të cilat nuk mund të prekeshin ose nuk janë të ekspozuara. Figurat e Prekshme janë një nga metodat e suksesshme që muzetë kanë filluar të përdorin në drejtim të personave më aftësi të kufizuara në shikim. Muzeu Historik Kombëtar është mikpritës, i ngrohtë e gjithpërfshirës, i arritshëm dhe pozitiv për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të punuar në të.

Aktivitet i sotëm pati për qëllim prezantimin e vlerave të trashëgimisë të krijuar nga shqiptarët ndër shekuj. Këto vlera, unike dhe të shumëllojshme për nga mënyra e krijimit dhe realizimit të tyre, përbëjnë një nga shtyllat e identitetit kulturor të shqiptarëve.

71055355_2841766425886112_1468415753332981760_o 71272245_2841766215886133_792543121060659200_o 71101373_2841766085886146_3111975355259289600_o 71151378_2841765869219501_16503072532463616_o71688297_2841765749219513_5985168030852710400_o 71104400_2841765659219522_6826815272490369024_o 71401848_2841766922552729_7439480404370784256_o 70940992_2841766685886086_3410531120553394176_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *