U zhvillua dje, në qytetin e Vlorës Konferenca shkencore “Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”

U zhvillua dje, në qytetin e Vlorës Konferenca shkencore “Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë” e organizuar nga Bashkia e Vlorës në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanalogjike, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Muzeu Historik Kombëtar.

Fjala e mirëseardhjes u mbajt nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës z. Dritan Leli.
Përshëndetën konferencën edhe Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Prof. Dr. Roland Zisi dhe nipi i Ismail Qemalit z. Nedin Vlora.

Punimet e konferencës vazhduam me referimin e temave nga Prof. Dr.Paskal Milo, Akad. Prof. Dr. Marenglen Verli, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Prof. Dr. Kaliopi Naska, Prof. Asoc. Dr. Ledia Dushku, Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, i cili referoi rreth temës “Rrëfimi i periudhave historike të Ismail Qemalit përmes objekteve të tij në Muzeun Historik Kombëtar” dhe Prof. Dr. Hysen Matoshi.

Referuesit sollën në vëmendje rolin e madh të Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë sonë kombëtare dhe aktivitetin e Qeverisë së Vlorës për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.

50440725_2368721763190583_5857299226588872704_n 50789997_2368792266516866_2742233290172792832_n 50426223_2368915806504512_1253524735489212416_n50795451_2368721483190611_4391766019081764864_n 50927158_2368792346516858_3339359543908892672_n 50815287_2368792279850198_6668973489195581440_n 50938130_2368792263183533_8961607463929380864_n

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *