U Organizua sot ekspozita me titull “Feja në Shqipëri – modeli shqiptar”

Instituti i Bashkëpunimit për Integrimin dhe Zhvillimin, Muzeu Historik Kombëtar, Komunitetet Fetare të Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Institucionet Ndërkombëtare dhe Shqiptare të Arsimit të Lartë organizuan sot ekspozitën me titull “Feja në Shqipëri – modeli shqiptar”.
👉 Synimi i këtij eventi është promovimi dhe kultivimi i vlerave të shquara dhe të dallueshme të shoqërisë shqiptare dhe bashkëjetesën në diversitetin fetar në paqe, harmoni dhe integritet.
👉 Të ftuarit e nderit në ceremoninë e hapjes të kësaj ekspozite ishin :
Drejtor i ICID Albania, Prof. Reis Mulita
Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi
Kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Bujar Spahiu
Kreu i Komunitetit Orthodoks, Fortlumturia e tij, Kryepeshkop Anastas Yannulatous
Kreu i Komunitetit Katolik, Imzot George Frendo
Kreu i Komunitetit Bektashi, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj
Kreu i Komunitetit Ungjillor, Pastor Ylli Doçi
👉 Hapjen e kësaj ceremonie e bëri Prof Reis Mulita.
👉 Dr. Koçi në fjalën e tij të mirëseardhjes theksoi se: “Jam tejet i lumtur që Muzeu Historik Kombëtar është pjesë e organizimit të këtij eventi. Është kënaqësi e madhe që po fillojmë një rrugëtim të rëndësishëm për mirëmbajtjen e pemës së bashkëjetesës e vëllazërisë fetare në shoqërinë shqiptare”.
👉 Nga fjalimi i Kreut të Komunitetit Orthodoks, Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit Anastas Yannulatous u citua se: “Vaji i fesë nuk duhet të përdoret për armiqësi! E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi dhe antidoti i këtij egocentrizmi është forcimi i dashurisë brenda zemrave të njerëzve. Perëndia është Dashuri, dhe ai që qëndron në Dashuri, qëndron në Perëndi! “
👉 “Bashkëjetesa jonë fetare ka rrënjë tepër të thella. At Gjergj Fishta shkruante se si të krishterë ashtu dhe muslimanë Shqipnin të gjithë e kanë. Papa Françesku ka folur me entuziazëm të madh për harmoninë mes besimeve tona duke theksuar se jemi një truall pjellor edhe për dialogun ndërfetar”, theksoi në fjalën e tij Imzot Frendo.
👉 Kreu i Komunitetit Bektashi theksoi se ndante të njëjtën ide se veprimtari të tilla janë në dobi të zhvillimeve fetare, politike dhe morale për vendin tonë. Kjo tolerancë, që vendi ynë ka treguar prej vitesh, është një mrekulli Shqiptare.
👉 Pastor Doçi pasi bëri një përmbledhje të historikut të Ungjillorëve në vendin tonë tha se: “Të gjithë të krishterët bazohen tek një Ungjill i njëjtë. Ungjilli është një lajm dhe është pikërisht thelbi kyç i komunitetit tonë ungjillor. Ne jemi një produkt i konvertimit të lirë, falë kësaj vëllazërie ndërfetare”.
👉 Gjatë eventit përshëndetën dhe personalitete të tjerë si:
➡️ z. Andi Seferi, Nën Kryetari i Bashkisë Tiranë,
➡️ z. Ardit Bido, Drejtor i Pëgjithshëm i Arkivave,
➡️ znj. Fatbardha Pojani, Drejtore e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë Kurbin,
➡️ znj. Loreta Aliko,Kryetare e Komunitetit Shtetëror për Kultet.

59385138_2544139145648843_480504667445395456_o 60037161_2544138995648858_6868348873258041344_o 59630123_2544138782315546_1211205838606172160_o 59745681_2544138665648891_8745537610706845696_o59937416_2544138555648902_7972278935754899456_o 59556682_2544138228982268_318493767986315264_o 59702567_2544138142315610_2864703496639217664_o 59374470_2544138048982286_6790238961630445568_o59759569_2544141402315284_1695972758581673984_o 59977987_2544140808982010_1766203475395346432_o 60092961_2544140538982037_3458544302257340416_o 59460659_2544140385648719_4230110064309960704_o 59806739_2544139382315486_7403618157593624576_o 59532745_2544139252315499_1781196080944250880_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *