Tirana Foto Festival është një event vjetor fotografie që promovon më së miri qytetin e Tiranës. Ndër vite ky ka qenë dhe është edhe qëllimi i Muzeut Historik Kombëtar të promovojë vlerat historikë, kulturore të këtij qyteti.
Qëllimi i Festivalit është të promovojë Tiranën përmes artit të fotografisë. Ky event mbahet në datat 1-7 nëntor në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Tirana Foto Festival organizohet nga DMO Albania dhe Visit Tirana në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Muzeut Historik Kombëtar.
Programi i festivalit përfshin: ekspozitën fotografike me pamje nga Tirana dhe rrethinat e saj, workshop, forume, foto-walk etj.
Në përfundim të ceremonisë së hapjes së këtij festivali u ndanë edhe tre çmimet fituese për fotot më të bukura të Tiranës.
Ju mirëpresim gjatë ditëve në vazhdim në ekspozitën “Tirana Foto Festival”.