Ekspozita “Ndërmjet artistit dhe kritikut” u çel dje në Muzeun Historik Kombëtar, ku prezantohen për herë të parë, rreth 120 krijime artistike të dy artistëve të mirënjohur, Prof. Andon Kuqali dhe Dr. Abaz Hado, në teknikën e vizatimit, grafikës, linoleum, karbonit, pastelit dhe akuareli. Gjithashtu, u promovua edhe libri “Elemente të kostumit popullor në artin pamor shqiptar” me autor Dr. Abaz Hado.
➡️ Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, z. Andi Seferi, si dhe artistë të shumtë dhe dashamirës të artit.
➡️ Përshëndetën aktivitetin:
✔ Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar
✔ Z. Andi Seferi, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë
✔ Z. Shpëtim Doda, Kuratori i ekspozitës
✔ Z. Pandi Madhi, organizator i ekspozitës
✔ Z. Abaz Hado, autor i ekspozitës
👉 Gjatë kësaj ceremonie skicat e skenografisë të dramës “Vilhem Teli” të Prof. Andon Kuqali iu dhuruan Muzeut Historik Kombëtar.