Trëndafili i Bardhë – Geraldinë

 Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Hungarisë me mbështetjen e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë organizuan ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Trëndafili i bardhë – Geraldinë”, e cila paraqet jetën dhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë. Të ftuarit e nderit në këtë event ishin: z. Schöberl Márton, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të jashtme në Hungari, z. Lorant Balla, Ambasador i Hungarisë në Shqipëri, Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, z. Balazsn Meszaros, Menaxher Projekti (Muzeu i Hungarisë) dhe i nderuar Princ Leka, Trashëgimtar i familjes Mbretërore.

Ky titull I veçantë na kujton një episod nga jeta e Geraldinës në moshë të re. Në fillim të viteve 1920, qyteti piktoresk hungarez i Zebegény e magjepste teton e dashur të Geraldinës, Franciska Apponyi (Fanny) në një masë aq të madhe që jo vetëm që u vendos aty, por edhe bleu rreth një dyzinë të shtëpive të atij qyteti. Ajo i përdori këto shtëpi si kampe për të pritur fëmijë gjatë pushimeve verore. Kjo solli themelimin Virág Egylet Zebegény (V E Z, Shoqata e Luleve Zebegény), ku Geraldina e re ishte anëtare. Çdo qytetar i “republikës” mori emrin e një luleje ose të një kafshe.
Ekspozita është pjesë e Vitit të Kulturës Shqiptaro-Hungareze 2019 dhe organizohet nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë dhe Muzeu Historik Kombëtar, si dhe mbështetet nga Ministria Hungareze e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe disa institucione kulturore hungareze.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi e hapi ceremoninë duke thënë: Në një letër, që i ka dërguar mbretëreshës Geraldinë më 12 mars 2002, shkrimtari i shquar Ismail Kadare ndër
të tjera, shkruan: “Konteshë e re, e ardhur nga qendra e Europës, për t’u bërë Mbretëreshë e shqiptarëve, ju treguat për ta një përkushtim e devocion mallëngjyes, që e kanë shembullin e rrallë në këtë shekull. Zonjë e lartë, vendimi juaj për t’u kthyer e për të jetuar në Shqipëri, ka qenë për mua, dhe kam bindjen se do të jetë për shumicën e shqiptarëve një lajm i gëzuar dhe jashtëzakonisht prekës. Ju po ktheheni në vendin që fati e solli të bëhet atdheu i juaj, ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime. Me këtë akt të lartë, ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”. Mbretëresha Geraldinë pati një atdhe të lindjes – Hungarinë dhe një atdhe të jetës – Shqipërinë. Ajo e deshi aq shumë këtë vend, saqë pas 60 vjetësh në mërgim, vitet e fundit vendosi t‘i kalonte në Shqipëri.

Z.Meszaros, i cili mbajti fjalimin përshëndetës në vend të Drejtorit të Muzeut Kombëtar të Hungarisë, theksoi se: “Jemi shumë të nderuar që kemi mundësi të hapim ekspozitën “Trëndafili i Bardhë – Geraldina” këtu në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar. Para së gjithash dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij eventi. Falënderimet tona të veçanta shkojnë për pasardhësit e familjes mbretërore, veçanërisht për Princin Leka, drejtorin Koçi e kolegët, trupin diplomatik hungarez në Tiranë dhe në Budapest, dhe së fundi, por jo më pak të rëndësishëm për kolegët e mi në Muzeun Kombëtar Hungarez.”

Z. Schöberl Márton prezantoi aktivitet kryesore që do të zhvillohen në kuadër të javëve kulturore hungareze në Shqipëri, si edhe vlerësoi shumë bashkëpunimin midis dy vendeve dhe muzeve përkatës për organizimin e kësaj ekspozite të vecantë, që i bën të dy vendet krenar.

Princ Leka, i emocionuar nga ky event, tha në fjalën e tij se: “Mbretëresha Gerladinë ja dedikoi jetën e saj Shqipërisë. Dëshiroj të falenderoj përzemërsisht të gjithë të pranishmit dhe organizuesit e kësaj ekspozite me shumë rëndësi për familjen time.

72288695_2851285951600826_8239620274606047232_o 71766216_2851285714934183_1509968080158064640_o 71290694_2851285584934196_4808977398458482688_o 71523399_2851285368267551_6690679867362508800_o71284465_2851285054934249_4897357483128913920_o 71166404_2851284984934256_5679283440738893824_o 71085006_2851249621604459_536206102602186752_o 72293294_2851249514937803_9198888189236871168_o71490312_2851249414937813_7254184283881865216_o 72466914_2851249178271170_5538123349076475904_n 71185126_2851297914932963_6450805303930781696_o 71185474_2851290354933719_6153803024012673024_o71709171_2851290154933739_4995355030367240192_o 71546898_2851289951600426_2306080619689410560_o 71187219_2851286058267482_2070927011295002624_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *