“The Luxury of Italian Style, home, hotel, living space – by Simone Micheli”

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është hapur ditën e djeshme ekspozita “The Luxury of Italian Style, home, hotel, living space – by Simone Micheli”.
Mbështetur nga Ambasada e Italisë në Tiranë, Agjencia ICE, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri (CCIA), me bashkëpunimin e Muzeut Historik Kombëtar, ekspozita synon t’i tregojë publikut bukurinë që karakterizon stili italian nëpërmjet transformimit të çdo mjedisi që përbën hapësirën në një vepër arti të vërtetë të cilën përfituesi mund ta eskperimentojë, ta provojë, ta prekë me dorë, ta përjetojë etj. Ekspozita synon të sjellë stilin e përsosur në Shqipëri nën kujdesin e arkitektit Simone Mikeli, si një kryevepër arti me 18 hapësira të mëdha ku vizitorët mund të prekin nga afër komoditetin dhe idetë për një shtëpi më të ngrohtë dhe mikpritëse. Mobiljet e ekspozuara janë të gjitha të firmosura nga arkitekti Simone Micheli dhe të realizuara me kujdes dhe vëmendje kundrejt detajeve.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë arkitektonike morrën pjesë: Kryetari Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri, z.Antonio Nidoli, Drejtoresha e ICE-Italian Trade Agency Tirana, znj. Elisa Scelsa, Arkitekti Simone Micheli, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj.Anuela Ristani, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, përfaqësues të Ambasadës së Italisë në Tiranë, si dhe përfaqërues të kompanive pjesëmarrës në ekspozitë, si dhe shumë dashamirës të artit të arkitekturës në Shqipëri.
Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh:“Të nderuar pjesëmarrës, është një kënaqësi e veçantë që bashkëpunojmë me Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri. Kjo ekspozitë do të jetë një mundësi më tepër për të parë dhe për ta prekur nga afër dizajnin dhe modën italiane. Gjithashtu, dëshiroj të theksoj se jemi të prirur të vazhdojmë me bashkëpunimin për aktivitetet e rradhës”.
Arkitekti Simone Micheli u shpreh: “Është një kënaqësi të jem këtu, një falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët që e bënë të mundur këtë ekspozitë, e cila karakterizon stilin Italian duke shndërruar çdo ambient ku hapësira është e përbërë në një vepër të vërtetë arti që përdoruesi mund të provojë, provojë, prekë dhe të jetojë”.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj.Anuela Ristani u shpreh: “Përgëzoj të gjithë organizatorët që bënë të mundur organizmin e këtij aktiviteti pasi është një mundësi e mirë për të shpalosur më së miri modën e arredimit dhe dizajnin italian në vendin tonë, ju faleminderit dhe suksese të mëtejshme”.
Në ekspozitë marrin pjesë me produktet e tyre 14 kompani: Alessandro Bini, Antique Mirror, Axolight, Barel, Bruno Parquet, Cordivari Design, Eterno Ivica, Insenso by Welcome, Novellini, Piscina & Wellness, Rubinetterie Fiorentine, Simas, Snowhite, Tessaro Group.

Ekspozita vijon sot me një workshop drejtuar nga Arkitekti Simone Micheli rezervuar studentëve dhe të sapo diplomuarve të arkitekturës në vendin tonë.

79523362_3019860588076694_2786875210312187904_o 78725522_3019860481410038_7038056766428413952_o 78695012_3019860361410050_4673568207875866624_o 80347741_3019860228076730_231605166543994880_o 79020618_3019860118076741_1235586602714005504_o78957274_3019862324743187_202369577563193344_o 79240062_3019861691409917_3833590956897075200_o 78102574_3019861554743264_3276788304267182080_o 78640649_3019860901409996_4419605035021762560_o 78609074_3019860718076681_2527176031324864512_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *