Kjo konferencë organizohet nga: Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me, Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike,Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë dhe me Muzeun Historik Kombëtar.
Konferenca 2-ditore mbështetet nga PNUD në Shqipëri dhe Qeveria e Italisë, në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”, Fondacionit Konrad-Adenauer (KAS), Rrjetit Europian i Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS).
Në ceremoninë e hapjes së konferences në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar përshëndetën: Znj. Gentiana Sula- Kryetare e AIDSSH, Akademik Prof. Dr. Beqir Meta – Instituti i Studimeve Albanologjike, Znj. Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Brian Williams – UN Resident coordinator and UNDP Resident representative in Albania, Znj. Raffaella Campanati – Sekretare e Përgjithshme Ambasada Italiane, Z. Bernd Borchardt – Head of OSCE Presence in Albania, Dr. Çelo Hoxha – Zv. Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Znj. Klaudia Zerva – Program Coordinator – KAS, Z. Bilal Kola – Drejtor i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë dhe Z. Dorian Koçi – Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
“Kjo konferencë do të projektojë njëherazi kujtesën dhe lirinë, jetën e shqiptarëve nën regjimin diktatorial dhe kthetrat e pushtetit monist. Të gjithë ne kemi detyrën morale të hedhim dritë mbi atë terr të kalvarit të vuajtjeve që shoqëruan jetën e shqiptarëve, të cilët pa asnjë provë shpalleshin fajtorë dhe sa hap e mbyll sytë ktheheshin në armiq të popullit.
Në përfundim të ceremonisë së hapjes, të pranishmit ndoqën shfaqjen e filmit me titull “Dyert memece të ferrit” mbi internimet dhe dëbimet, një prodhim i ISKK dhe KAS”, do të shprehej drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, në ceremoninë e hapjes së kësaj konference.
Ju mirëpresim gjatë dy ditëve në vazhdim të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore!