Sot, mbylli siparin në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”.

Dita e dytë e konferencës ishte e ndërtuar në pesë panele, ku u diskutua mbi temat: “Këndvështrimi juridik dhe puna e detyruar”, “Tipare të jetës së përditshme në burgjet dhe zonat e internimit në Shqipëri (1945-1990)”, “Totalitarizmi shqiptar përmes letërsisë dhe arteve”, “Kujtesa kolektive mbi burgjet dhe kampet e internimeve” dhe “Diskursi i sotëm mbi të shkuarën komuniste”.

Pjesëmarrësit të cilët referuan kumtesat e tyre rreth këtyre temave ishin: Dr. Ermal Frashëri, Dr. Çelo Hoxha, Etleva Smaçi, Selami Zalli, Valjeta Kaftalli, Alma Liço Mirakaj, Prof.Asoc.Dr. Merita Sauku Bruci, Natasha Llanaj Përpunja, Prof.As.Dr. Fiona Todhri, Dr. Eris Dhamo, Dr. Agron Tufa, Dr. Agron Gjekmarkaj, Leonora Laçi, Kejsi Ziu, Prof.Dr. Gjergj Sinani, Dr. Enriketa Pandeleimoni (Papa), Erald Kapri, Sara Çapaliku, Znj. Etleva Demollari, Z. Roland Qafoku, Edlira Agolli, Blerina Këllezi, Znj. Aurora Guxholli dhe Z. Cliffort Stevenson.

Kjo konferencë projektoi njëherazi kujtesën dhe lirinë, jetën e shqiptarëve nën regjimin diktatorial dhe kthetrat e pushtetit monist. Konferenca hodhi dritë mbi atë terr të kalvarit të vuajtjeve që shoqëruan jetën e shqiptarëve, të cilët pa asnjë provë shpalleshin fajtorë dhe sa hap e mbyll sytë ktheheshin në armiq të popullit.

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore u organizua nga Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, me Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, me Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë dhe me Muzeun Historik Kombëtar.

45128033_2230624643666963_4261415767397892096_o 45138173_2230624773666950_4903104351234424832_o 45140212_2230624717000289_5191617808680615936_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *