👉 Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada” në Tiranë organizoi aktivitetin me titull “Shqipëria pas Luftës së Dyte Botërore dhe Integrimi i saj Euroatlantik”.
👉 Në lidhje me këtë temë specialistët e muzeut, ish të përndjekur politik, nxënës dhe mësues folën rreth këtyre nëntemave:
➡ Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore.
➡ Politika e jashtme gjatë Luftës së Ftohtë.
➡ Izolimi dhe bunkerizimi i Shqipërisë.
➡ Ideologjizimi i arsimit, artit dhe kulturës në Shqipëri në vitet 1945-1990.
➡ Aspekte të jetës së përditshme në Shqipëri gjatë viteve 1945-1990.
➡ Bashkimi Europian.
➡ Shqipëria në rrugën e integrimit Euroatlantik.
👉 Aktiviteti përfshiu:
➡ Punime të nxënësve
➡ Intervista
➡ Dokumetare
➡ Albume të bëra nga vizita në muze Bunk’Art 1 dhe 2
➡ Ese
➡ Fletëpalosje
➡ Karikatura
➡ Si edhe, diskutime midis nxënësve.