“Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve”

Muzeu Historik Kombëtar, në kuadër të hapjes të ekspozitës lëvizëse “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve” në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, nesër ora 12.00 do të organizojë edhe promovimin e dy botimeve për qytetarët e Durrësit.

Botimi i parë që do të promovohet është monografia “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918”, një punim me 20 kumtesa që përfshijnë kontributet austriake në themelimin e një administrate publike moderne, politika austro-hungareze në rajon, ndikimet në stabilitetin financiar, krijimin Komisisë Letrare, zhvillimet urbane, gërmimet arkeologjike në Apoloni e themelimin e Muzeut Kombëtar etj. Dhe botimi i dytë do të jetë katalogu i ekspozitës fotografike “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria 1916-1918”, hapur në muajin Janar 2018 në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri në Muzeun Historik Kombëtar.

Ju mirëpresim nesër, datë 05 Korrik 2019, ora 12.00 në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *