Muzeu Historik Kombëtar organizon ekspozitën lëvizëse “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve”.
Stacioni i parë i kësaj ekspozite do të jetë Muzeu Arkeologjik i Durrësit, ditën e hënë, datë 24 Qershor 2019, ora 19.00.
Ekspozita fotografike “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve” përmban 60 fotografi të realizuara nëpër qytete dhe fshatra të Shqipërisë nga oficerë e ushtarakë austro-hungarezë. Nëpërmjet fotografive paraqiten aspekte nga jeta e përditshme ekonomike dhe shoqërore e shqiptarëve të atyre viteve.
Ju mirëpresim ditën e hënë, datë 24 Qershor 2019, ora 19.00, në ambientet Muzeut Arkeologjik të Durrësit!