Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” dhe Muzeu Historik Kombëtar organizuan sot, “Sesion Jubilar” me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë konferencë me karakter historiko-përkujtimor kishte pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të shoqërisë si gazetarë, artistë, historianë po ashtu ëdhe me pjesëmarrjen e autoriteteve të larta shtetërore si: ish Presidenti i Republikës, z.Alfred Moisiu, Zv. Ministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, ish Ministri i jashtëm z. Paskal Milo, ish Ministri i Financave z. Arben Malaj etj.

Fjalën hapëse në ketë konferencë kushtuar 75-vjetorit të çlirimit e mbajti kryetari i Shoqatës “Labëria” Prof. Dr. Ago Nezha ku falenderoi të ftuarit për pjesëmarrjen duke vënë theksin në rëndesinë e veçantë të kësaj date jubilare për vendin tonë.

Më pas aktiviteti vijoi me programin me të ftuarit në këtë konferencë ku referuan Prof. Dr. Paskal Milo me temë “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”. Në këtë fjalë Zoti Milo u përqëndrua tek reflektimet historike që duhet të ketë e gjithë shoqëria jonë dhe klasa politike përsa i përket analizimit sa më te saktë dhe të paanshëm të kësaj ngjarje madhore.

I ftuar në këtë konferencë ishte dhe një ndër personalitetet me të njohura të kulturës sonë kombëtare historiani-erudit Dr. Moikom Zeqo, i cili referoi në këtë konferencë mbi rëndësinë që pati Lufta Antifashiste për Shqipërinë ku ndër te tjera ai u shpreh: “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është epopeja më e lavdishme në historinë moderne të vendit tonë, e cila e renditi Shqipërinë në krah të kampit të madh fitues botëror por gjithashtu na ben të ndihemi krenar pasi ishim ndër vendet e para që rezistuam por dhe ndër të vetmet vende që luftuam dhe çliruan territorin pa ndihmën e ushtrive aleate të jashtme duke i dhënë kësaj lufte një karakter sa ndërkombëtar por edhe kombëtar”.

Në vazhdimësi të kësaj konference fjalën e mbajti Dr. Mariglen Kasmi, i cili referoi rreth temës “Politika gjermane e pushtimit 1943-1944” ku trajtoi kryesisht grupimet politike shqiptare të asaj periudhe dhe raportin e tyre me pushtuesin gjerman.

77186078_2974383465957740_2454678709945237504_o 78321199_2974383309291089_7515844149799550976_o 77095300_2974383045957782_8210728660966047744_o 76193391_2974382899291130_4143090689703411712_o78639802_2974382802624473_6589290958112686080_o 75006530_2974382712624482_406255635064160256_o 75552929_2974382582624495_5386617836544196608_o 77264904_2974383572624396_9144271890452316160_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *