Sot, në Muzeun Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, u shfaq Filmi Dokumentar “Ullmar Qvick – ambasador i kulturës shqiptare në Suedi” me regjisore: Fitore Rubovci.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin z.Sylë Ukshini, Ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë; Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Prof. Dr. Neritan Ceka, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Prof. Zhani Ciko si dhe shume studiues e historianë.
Ky film dokumentar i dedikohet albanologut suedez Ullmar Qvick, njohës i madh i kulturës shqiptare, studiues i historisë dhe gjuhësisë shqipe si dhe përkthyes i shkëlqyer nga gjuha shqipe në suedeze dhe anasjelltas. Filmi dokumentar përmes një këndvështrimi post modern dhe euro perëndimor i shtjellon arritjet dhe problemet kryesore aktuale, në të gjitha trevat shqiptare.
Në përmbylljen e aktivitetit Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, tha: “Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet që përkon dhe me ditën ndërkombëtare të librit, do të vazhdojmë aktivitetet dhe bashkëpunimet në sajë të kalendarit të përbashkët kulturor me Kosovën”.