Promovimi i librit “Për flamujt e Muzeut Kombëtar”

Sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u bë promovimi i librit “Për flamujt e Muzeut Kombëtar” i Prof. As. Dr. Frederik Stamatit, me parathënie nga Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë promovimi të librit në prani të një auditori të zgjedhur folën Akademik Moikom Zeqo, Prof. Dr. Kaliopi Naska etj. “Për flamujt e Muzeut Kombëtar” është libri më i ri i Prof. As. Dr. Frederik Stamatit, i cili pas një pune disavjeçare arriti ta botojë këtë libër kaq të domosdoshëm për muzeologjinë shqiptare. Flamuri i Shoqërisë patriotike “Dëshirë” aktualisht është i ekspozuar në pavijonin e Rilindjes Kombëtare të Muzeut Historik Kombëtar. Shoqëria patriotike “Dëshirë” u themelua nga emigrantët shqiptarë më 1 janar 1893, në Sofje të Bullgarisë. Këtë e thonë vargjet e këngës të shkruar nga Spiro Garo “Që më një të kollozhegut, u formua shoqëria”. Qëllimi i saj ishte përhapja e diturisë dhe gjuhës amtare në Shqipëri.

65866582_2662933797102710_2351133890321580032_o 65972838_2662933727102717_2573904760109268992_o 65761037_2662933963769360_378151499382915072_o 66414792_2662933883769368_5848603665866162176_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *