Muzeu Historik Kombëtar për të përmbushur misionin e tij ka botuar katalogun “Thesare nga Muzeu Historik Kombëtar” në gjuhën shqipe dhe frënge, që vjen si bashkëpunim i frytshëm i Ambasadës së Republikës së Francës në Tiranë dhe Muzeut Historik Kombëtar.
Znj. Cristina Vasak, ambasadore e Francës, në Shqipëri përshëndeti duke thënë se: “Do doja t’ju falenderoja shumë për iniciativën e mrekullueshme dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë botim të përbashkët. Inaugurimi i Muzeut Historik Kombëtar në vitin 1981 përkon me lindjen e ditëve të trashëgimnisë së kulturore në France. I duhej kjo gjurmë e rëndësishme bashkëpunimin tonë të frytshëm”.
Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar dhe bashkëautor në këtë libër theksoi se: “Muzeu Historik Kombëtar është institucion studimor shkencor, prandaj në këtë katalog janë paraqitur thesaret, që gjendet në disa nga pavijonet e tij. Në kreun e parë do të njiheni me disa nga thesaret e pavijonit të lashtësisë. Në të dytin me disa nga thesaret e pavijonit të mesjetës ndërsa në kreun e tretë do të njiheni me disa nga thesaret e pavijonit të ikonave pasbizantine.
Përshëndetën në këtë promovim katalogu dhe dy nga bashkëautorët e këtij libri, Dr. Skënder Bushi dhe Z. Andre Llukani.