Pjesë nga thesari i një kombi…

#Derë_e_Bukur

 

Dera e Bukur e ka preardhjen nga ikonostasi i kishës së Shën Mërisë të fshatit Sopik, të Gjirokastrës dhe është gdhendur në vitin 1832 nga mjeshtri Nikolla Dibrani. Mjeshtri Dibrani vinte nga Magarova e Manastirit. Mbi derën e bukur është skalitur mitra peshkopale, të cilën e mbajnë dy zogj. Në derën e bukur janë skalitur edhe dragonj, shqiponja dhe motive floreale. Ikonostasi i kishës së Shën Marisë të Sopikut është cilësuar si një nga kryeveprat e Ballkanit.

 

Derë e Bukur është e ekspozuar në #Pavijonin_e_Ikonave në#Muzeun_Historik_Kombëtar.

 

 Derë e Bukur

Autor: Nikolla Dibrani

Viti 1832

Preardhja: Kisha e Shën Mërisë, Sopik, Gjirokastër

Mënyra e punimit: Gdhëndje në dru

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *