Pjesë nga thesari i një kombi…

Ikona ”Mbledhja e kryeengjëjve”

 

Ikona “Mbledhja e kryeengjëjve” është pikturuar nga ikonografët Kostandin dhe Athanas Zografi. Mbi ikonë shënohet 25 janar 1786, që është data e realizimit të saj. Ikona e ka prejardhjen nga kisha e Shën Nikollës në Perondi të Beratit. Në ikonë paraqiten kryeengjëjt dhe pas tyre, engjëj të tjerë. Në qendër të ikonës paraqitet Krishti, i cili mban Ungjillin në dorë. Brenda aureolës është shkruar “O Ω N”, që do të të thotë “Ai që është”.
Ikona “Mbledhja e kryeengjëjve” është e ekspozuar në ‪#‎Pavijonin_e_Ikonave‬ në ‪#‎Muzeun_Historik_Kombëtar‬.

Ikona: “Mbledhja e kryeengjëjve”
Autorët: Kostandin dhe Athanas Zografi
Viti 1786
Preardhja: Kisha e Shën Nikollës, Perondi, Berat
Mënyra e punimit: Tempera mbi dru
Përmasat: 105 cm x 67 cm

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *