Pjesë nga thesari i një kombi…

Ikona ‪#‎Shpërfytyrimi

Ikona e Shpërfytyrimit është pikturuar nga David Selenica në shek. XVIII. Ajo është sjellë në Muzeun Historik Kombëtar nga kisha e Shën Kollit në Voskopojë. Krishti së bashku me dishepujt Pjetrin, Jakobin e Joanin u ngjitën në malin Tabor, që të faleshin. Në malin Tabor dishepujt panë shpërfytyrimin e Krishtit. Figura qendrore e ikonës është Krishti, i cili është veshur me të bardha dhe i rrethuar me një aureolë, që tregon shkëlqimin e dritës hyjnore që buron prej tij. Përkrah figurës së Krishtit qëndrojnë profetët Ilia, nga e majta dhe nga e djathta, Moisiu, i cili mban ndër duar dhjetë urdhrat që mori në malin Sinai. Gjatë shpërfytyrimit të Krishtit, dishepujt bien përtokë nga vezullimi i dritës hyjnore.

Ikona “Shpërfytyrimi” është e ekspozuar në ‪#‎Pavijonin_e_Ikonave‪#‎Muzeun_Historik_Kombëtar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *