Dje, në Muzeun Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën Japoneze, në sallën UNESCO, u organizua një perfomancë artistike e veçantë nga Yosuke Irie, artisti japonez që perfomon me “shakuhachi”- fyelli tradicional japonez.
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito, dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, përshëndetën të pranishmit e shumtë duke premtuar më shumë bashkëpunime në fushën e kulturës dhe artit në të ardhmen, si edhe zhvillimin e aktiviteteve të cilat lidhin historinë dhe kulturën e dy vendeve mike. Më pas perfomanca e Yosuke Irie mbajti mbërthyer të pranishmit duke dhuruar emocione dhe risi për publikun shqiptar.