Ti Institute dhe Ministria e Kulturës me suportin e Kompanive Vodafone, Uji Lajthiza, Credins Bank, Balfin Group, Abi Bank, Audi, Klinika Vivia dhe Argjendari Gjikondi dhe në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizuan aktivitetin: “Muzeu i stilit etno vibe – Moda kontemporane nga tradita”, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Muzeu i Stilit Etno Vibe solli të tashmen, me veprat muzeale të koleksionistes Linda Spahiu dhe stilistë të tjerë, të cilët janë një frymëzim i jashtëzakonshëm për të gjithë etnografistët. Mbremja u shoqërua me paradën e veshjeve dhe muzikës në sfond.