NJOFTIM për vend të lirë pune “Specialist” në MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR

Në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës”, i ndryshuar, në Rregulloren e Organizimit dhe Funksionimit të Brendshëm së Muzeut Historik Kombëtar miratuar me Urdhrin Nr. 509 datë 09.12.2020 të Ministrit të Kulturës, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Historik Kombëtar shpall procedurat e konkurimit:

Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni “Specialist”. Kategoria e pagës IV-A  

–          Data e fillimit të njoftimit:      08.07.2022

–          Data e mbarimit të njoftimit:  15.07.2022

–          Data e fundit e aplikimit:        15.07.2022

Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të mësipërm është:

1. Përgjigjet për nxitjen e imazhit publik të muzeut, komunikimit të jashtëm, kërkimet dhe zhvillimet për audiencë, si dhe për mbledhjen e fondeve.

2. Përgjigjet për rrjetëzimin e muzeut, dhe në veçanti përfshirjen e muzeut dhe rolin e tij në rrjetet kulturore ndërkombëtare, kombëtare, rajonale dhe vendore.

3. Përgjigjet për ruajtjen dhe përditësimin e prezencës online të Muzeut Historik Kombëtar.

4. Identifikon mundësitë për sponsorizime nga donatorë individualë dhe biznese, si dhe mundësi të tjera për bashkëfinancimin e projekteve

5. Përgatit publikimet informative në lidhje me veprimtaritë që zhvillohen në muze.

6. Bën studime mbi vizitorët dhe harton planin e menaxhimit të tyre.

7. Merret me organizimin e veprimtarive mbi ngjarjet dhe personalitet historike dhe çdo aktivitet tjetër të institucionit.

1.      KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA

1.1.   Kandidati për Specialist duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si vijon:

a. Të jetë shtetas shqiptar.

b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

c. Të zotërojë gjuhën shqipe të folur dhe të shkruar;

ç. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme për vendin përkatës të punës.

d. Të jetë në kushte shëndetsore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

e. Të ketë cilësi të larta morale e qytetare.

ë. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje.

f. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

g. Të ketë referencë pune nga punëdhënësi i mëparshëm.

1.2.    Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a. Arsimi profesional: I lartë/Master shkencor.

b. Përvojë pune në administratë shtetërore mbi 5 vjet.

c. Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune në fushën e medias, komunikimit dhe redaktimit të gjuhës shqipe.

ç. Të jetë njohës i mirë i historisë dhe muzeologjisë dhe të ketë ndjekur zhvillimet kulturore në vend ndër vite.

d. Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe organizuese.

e. Të ketë dëshmi të njohjes së të paktën një gjuhe të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze. Zotërimi i gjuhëve të tjera shtesë përbën përparësi në përzgjedhjen e kandidatit.

ë. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë të kompjuterit.

f. Të njohë dhe të zbatojë kodin e etikës në punë dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup.

g. Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme, edhe në fundjavë, në varësi të orarit të muzeut dhe aktiviteteve që zhvillon muzeu.

2.      DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

 Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a. Fotokopje e kartës së identitetit.

b. Jetëshkrim (Curriculum vitae);

c. Kopje diplome dhe listë notash e noterizuar;

ç. Certifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);

d. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e noterizuar;

e. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);

f. Raport mjeko-ligjor;

g. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;

h. Referencë pune.

–          Afati i dorëzimit data e fundit e aplikimit 15.07.2022, ora 12:00

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose pranë protokollit të Muzeut Historik Kombëtar brenda datës 15.07.2022, brenda orës 12:00 ose në mënyrë elektronike në adresën muzeuhistorikkombetar@mhk.gov.al

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

1. Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

2. Kandidatët do të vlerësohen nëpërmjet intervistimit me gojë në datë 19.07.2022 në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni do të shpallet në faqen zyrtare të institucionit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *