NJOFTIM për vend të lirë pune “Specialist/Jurist”, në MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR

Në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës”, i ndryshuar, në Rregulloren e Organizimit dhe Funksionimit të Brendshëm së Muzeut Historik Kombëtar miratuar me Urdhrin Nr. 509 datë 09.12.2020 të Ministrit të Kulturës, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Historik Kombëtar shpall procedurat e konkurimit:Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni “Specialist”. Kategoria e pagës IV-2  
Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të mësipërm është:1) Përgatit  dhe  mban  evidencën  e  akteve  ligjore  e  nënligjore  që rregullojnë veprimtarinë e institucionit. Nënshkruan dhe vlerëson bazën ligjore të çdo dokumenti apo akti administrativ që miratohet nga Titullari i MHK. Mban të informuar dhe këshillon stafin e MHK-së me aktet e reja ligjore dhe nënligjore që publikohen, sipas fushave të tyre të veprimtarisë.2) Siguron Propozon përcaktimin e procedurës së duhur ligjore për çdo rast prokurimi. Ndjek dhe kryen të plotë (në bashkëpunim me komisionin e posaçëm), procedurat e prokurimeve për të gjitha fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit dhe donacionet, për mallra, shërbime apo ndërtime, të nevojshme për këtë institucion sipas Ligjit të Prokurimit Publik.3) Ndjek ecurinë e çështjeve administrative/penale civile gjyqesore pranë organeve përkatëse, në të cilat është palë MHK. Përgatit së bashku me punonjësit përkatës sipas fushës së çështjes, prapësimet dhe aktin e ankimimit, duke dhënë argumentat e duhur juridiko –administrativë për të mbrojtur interesat dhe vendimmarrjen e MHK.4) Kontribuon në hartimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ose kontratave të ndryshme me palë MHK-në dhe institucioneve të tjera brenda dhe/ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.5) Menaxhimi i HRMIS (sistemin e menaxhimit të rregjistrit elektronik të punonjësve të administratës së institucionit).6) Ndjekja e zbatimit të Regullores së Brendshme dhe Kodit të Etikës së institucionit.
1.    KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA
1.1.  Kandidati për Specialist duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si vijon:a. Të jetë shtetas shqiptar.b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.c. Të zotërojë gjuhën shqipe të folur dhe të shkruar;ç. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme për vendin përkatës të punës.d. Të jetë në kushte shëndetsore të mira për të kryer detyrat përkatëse.e. Të ketë cilësi të larta morale e qytetare.ë. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje.f. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.g. Të ketë referencë pune nga punëdhënësi i mëparshëm.

1.2.   Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:a. Arsimi profesional: I lartë/Master shkencor në Juridik.b. Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune.c. Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe organizuese.d. Të ketë dëshmi të njohjes së të paktën një gjuhe të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze. Zotërimi i gjuhëve të tjera shtesë përbën përparësi në përzgjedhjen e kandidatit.e. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë të kompjuterit.ë. Të njohë dhe të zbatojë kodin e etikës në punë dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup.f. Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme, edhe në fundjavë, në varësi të orarit të muzeut dhe aktiviteteve që zhvillon muzeu.
2.    DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:a. Fotokopje e kartës së identitetit.b. Jetëshkrim (Curriculum vitae);c. Kopje diplome dhe listë notash e noterizuar;ç. Certifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);d. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e noterizuar;e. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);f. Raport mjeko-ligjor;g. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;h. Referencë pune.
–          Afati i dorëzimit data e fundit e aplikimit 17.02.2025, ora 16:30.Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose pranë protokollit të Muzeut Historik Kombëtar brenda datës 17.02.2025, brenda orës 16:30 ose në mënyrë elektronike në adresën muzeuhistorikkombetar@mhk.gov.al
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
1. Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.2. Kandidatët do të vlerësohen nëpërmjet intervistimit me gojë në datë 21.02.2025 në lidhje me:a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMITNë përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni do të shpallet në faqen zyrtare të institucionit (www.mhk.gov.al).