Një pasdite në muze

Vijon “Një pasdite në muze”, drejtori i Muzeut Historik Kombetar Z Dorian Koçi: Po nxisim bashkëpunimin me katedrat akademike për ta bërë historinë të hapur dhe debatuese për të gjithë

“Një pasdite në muze” është një nga veprimtaritë e inicuara prej kohësh në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa drejtori i këtij institucioni z.Dorian Koçi thotë se një gjë e tillë bëhet për të nxitur bashkëpunimin e vetë muzeut me katedrat akademike, gjë që sipas tij bën të munduar evidentimin e vazhdueshëm të historisë tonë për ta sjellë atë në një kontekst më të hapur dhe debatues për të gjithë. Në këtë mënyrë Muzeu Kombëtar mbetet i hapur në vazhdimësi, jo vetëm për vizitorët, por dhe për aktivitete me karaktere të ndryshme.

“Një pasdite në muze”, këtë të premte u zhvillua në sallën “Kostandin Shpataraku” dhe kumtesa që u përgatit nga Dr. Skënder Bushi titullohej: “Objektet prej bakri dhe sëpatat prej bronzi në Muzeun Historik Kombëtar”. Për të pranishmit kumtesa në fjalë u lexua nga Stefan Tetollari.

Objekt i këtij punimi ishte trajtimi i veglave të punës prej bakri dhe bronzi të epokës së bakrit asaj të bronzit dhe pjesërisht të epokës së hekurit të zbuluara në territorin e Shqipërisë. Në pikëpamje kronologjike ato janë të lidhura me tri periudha të rëndësishme të zhvillimt prehistorik, përkatësisht me atë eneolitike, me periudhën e hershme dhe atë të vonë të epokës së bronzit. Publikimi i parë mbi sëpatat e bronzit nga studiues shqiptar, daton në vitin 1958 dhe lidhet me emrin e F. Prendit studiuesit më të njohur të prehistorisë shqiptare. Sot është shtuar ndjeshëm numri i sëpatave prej bakri dhe bronzi të tipeve të ndryshme të zbuluara në Shqipëri, gjë që krijon mundësinë e studimit më të plotë të tyre.

17759963_1470342133028555_9216979512660312278_n 17523579_1470342136361888_3114133480944011510_n 17800089_1470342216361880_5274475497145854232_n

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *