Një konferencë shkencore, me temë “Roli i muzeve në shoqërinë moderne”

Nesër, datë 15.12.2016 ora 10.00, në kuadër të 35-vjetorit të inaugurimit të Muzeut Historik Kombëtar do të organizohet një konferencë shkencore, me temë “Roli i muzeve në shoqërinë moderne”. Konferenca do të mbledhë së bashku specialistë të fushës së muzeologjisë nga i gjithë vendi për të diskutuar mbi rolin e Muzeut Historik Kombëtar dhe të muzeve të vendit në komunitet, mbi nevojat dhe sfidat më të cilat përballen muzetë sot dhe mbi formimin e një rrjeti kombëtar të qëndrueshëm të muzeve dhe muzeologjisë.

Ju mirëpresim në sallën UNESCO në Muzeun Historik Kombëtar!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *