Një ditë në Muze.
Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një ditë në muze” me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Yrshek.
Nxënësit të shoqëruar dhe nga mësueset e tyre, u njohën me historikun e Muzeut Kombëtar në tërësi duke vizituar pavijonet e muzeut.
Nxënësit u njohën nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, veglat e punës, traditat, ritet e zakonet. Ata morrën përgjigje për pyetjet e tyre rreth fakteve historike në periudha të ndryshme apo rreth objekteve të ekspozuara në muze.
Veprimtaria me titull “Një ditë në muze” i njeh nxënësit me historinë e popullit tonë duke ndikuar në rritjen e dashurisë për atdheun dhe respektin për vlerat historike të kombit.