Në kuadër të programeve kulturore dhe promovuese Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë me titull “Një ditë në muze!” me studentët e mjekësisë dhe të inxhinierisë së ndërtimit.
Studentet e Rezidencës Studentore Universitare nr.2 të shoqëruar nga specialistët e Sektorit të Kulturës dhe Marketingut pranë Bashkisë Tiranë, zhvilluan veprimtarinë “Një ditë në muze!”. Studentët u njohën me historinë e vendit tonë në tërësi duke vizituar pavijonet e muzeut, duke marr përgjigje për pyetjet e tyre rreth objekteve të ekspozuara në muze, sidomos për periudhën e lashtësisë dhe kohën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.