“Një ditë ndryshe në muze” me personat me aftësi të kufizuar nga shoqata KKAK

Në kuadër të programit Edukimi përmes Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar pati vizitorë tepër specialë. Ata ishin persona me aftësi të kufizuara nga shoqata KKAK në Tiranë, të cilët u njohën me qytetërimin e lashtë shqiptar dhe me periudhat historike të popullit shqiptar. Personat me aftësi të kufizuara arritën të bëhen pjesë e historisë së tyre, të bëhen pjesë e trashëgimisë së tyre, si çdo njeri tjetër.
Për krijimin e urave të bashkëpunimit me shoqatën KKAK shërbeu edhe një takim mes drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, dhe z.Darjan Konomi. Zhvillimi i projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme mes përfaqësuesve të shoqatës KKAK nga gjithë Shqipëria dhe Muzeut Historik Kombëtar ishte kryefjala e këtij takimi.
Muzeu Historik Kombëtar është mikpritës dhe i arritshëm për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të mësuar më shumë rreth historisë së vendit tonë.

36261879_2014094271986669_6910799595572297728_n 36290277_2014095515319878_7891492275954384896_o 36229618_2014095395319890_5427272278981214208_o 36331333_2014095098653253_4266663848066416640_o 36255267_2014094965319933_45577853642735616_n 36324358_2014094501986646_3898729581959446528_o 36372428_2014094375319992_1028264562786304000_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *