“Një ditë me kuratorin” me temë: “Mozaiku i Mesaplikut – Gjurmët e hershme të Krishtërimit në Shqipëri”

Në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës” Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë: “Mozaiku i Mesaplikut – Gjurmët e hershme të Krishtërimit në Shqipëri”.

Takimi i sotëm kishte si qëllim prezantimin e objekteve origjinale të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat që lidhen me fillesat e krishtërimit në Shqipëri.

“Një ditë me kuratorin” synon të forcojë bashkëpunimin me shkollat e mesme dhe të larta, duke sjellë më afër objektin me nxënësit apo studentët, për të rritur ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore.

60358144_2566332076762883_5636834230253125632_o 60407599_2566331943429563_498331380179009536_o 60349486_2566332390096185_7614900277627322368_o 60344420_2566332253429532_5175811727735914496_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *