“Një ditë me kuratorin”

Me rastin e 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, në Muzeu Historik Kombëtar u organizua veprimtaria “Një ditë me kuratorin”.
Kjo veprimtari synon bashkëpunimin me shkollat e mesme dhe të larta. Ky bashkëpunim sjell më afër objektin me nxënësit apo studentët. Kuratorët e Muzeut Historik Kombëtar, organizuan orë të hapur me nxënësit e shkollës së mesme “Qemal Stafa”, ku folën për punën e tyre të përditshme dhe ndanë njohuritë e tyre mbi objektet e Pavijonit të Lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar.
“Një ditë me kuratorin” synon të përforcojë bashkëpunimin e muzeut me publikun e gjerë, të rrisë ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore, të evidentojë rolin e kuratorit të një muzeu, si dhe të inkurajojë dialogun me qytetarët mbi historinë e kulturën.

70841931_2840107956051959_6203663273582133248_o 70867491_2840109209385167_4104661890729246720_o 71213666_2840108369385251_7919589123076128768_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *