Në kuadër të programit #EdukimipërmesKulturës #MuzeuHistorikKombëtarrinisi projektin “Vizatoj Historinë”

Muzeu Historik Kombëtar rinisi, sot, projektin “Vizatoj Historinë” me pjesëmarrjen e 31 nxënësve nga shkollat 9-vjeçare të Drejtorisë Arsimore të Kamzës si, “100 vjetori”, “Kamza e re” dhe “Tahir Sinani”. Për të përshëndetur aktivitetin ishin të pranishëm drejtori Dr.Dorian Koçi dhe z.Andon Andoni, përfaqësues i Drejtorisë Arsimore Kamëz.
Në fjalën e tij z.Koçi u shpreh se ishte i kënaqur që këtë vit projekti i jep mundësinë nxënësve nga shkollat e Kamzës të vizatojnë objekte të trashëgimisë tonë kulturore pasi jo vetëm qendra e Tiranës, por edhe rrrethinat e saj gezojnë të drejtën e e njohjes së velrave kulturore. Më tej Dr. Koçi tha se: “Ky është një projekt i rëndësishëm që tregon shtrirjen e programeve tona edukative, të cilat janë në sinkron me objektivat e Minstrisë së Kulturës për t’i dhënë një natyrë kombëtare këtij projekti.” Z. Andoni u shpreh se ishte kënaqësi e madhe që Drejtoria Arsimore Kamëz u përzgjodh këtë vit nga Muzeu Historik Kombëtar për të zhvilluar këtë projekt të rëndësishëm.
Pas fjalëve përshëndetëse nxënësit nisën vizitën në pavijonet e Muzeut, ku dhe përcaktuan vendin, si këndi më i mirë nga ku mund të shihnin objektet për t’i vizatuar.
Në pamje të parë projekti është i thjeshtë. Gjithsej janë të përzgjedhura 10 shkolla 9-vjeçare të Zyrës Arsimore të Kamzës. Nga këto 10 shkolla do të përzgjidhen 5 nxënës të talentuar në fushën e pikturës. Në përfundim, këto punime do të publikohen në faqen e facebook-ut të Muzeut, ku do të votohet punimimi më i mirë dhe në fund do të mbahet ceremonia finale për certifikimin e më të mirëve.

23622278_1740601386002627_405287409243350398_n 23592309_1740601259335973_8189864779688642440_o 23658599_1740601139335985_7051391459589411101_n 23559792_1740600936002672_3453662313961159569_n 23405922_1740600739336025_7634831184578719934_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *