Në kuadër të programit #EdukimipërmesKulturës #MuzeuHistorikKombëtar rinis projektin “Vizatoj Historinë”

Muzeu Historik Kombëtar rifillon projektin “Vizatoj Historinë” me pjesëmarrjen e 50 nxënësve nga 10 shkolla 9-vjeçare të Zyrës Arsimore të Kamzës ditën e premte, datë 17.11.2017 ora 10.00.
Fillon me një guidë në pavijonet e Muzeut dhe më pas përcaktimi i një vendi, si këndi më i mirë nga ku mund të shohin objektet e t’i vizatojnë. Ky është projekti, i ideuar nën logon “Vizatoj Historinë”, që 50 nxënës të përzgjedhur nga 10 shkolla 9-të vjeçare të Bashkisë Kamëz zhvillojnë me Muzeun Historik Kombëtar. Nxënësit gjatë zhvillimit të projektit lihen të lirë të zgjedhnin vetë objektet që do të vizatojnë.
Në pamje të parë projekti është i thjeshtë. Gjithsej janë të përzgjedhura 10 shkolla 9-vjeçare të Zyrës Arsimore të Kamzës. Nga këto 10 shkolla do të përzgjidhen 5 nxënës të talentuar në fushën e pikturës. Në përfundim, këto punime do të publikohen në faqen e facebook-ut të Muzeut, ku do të votohet punimimi më i mirë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *