“Armë të mjeshtërve shqiptarë” është një ekspozitë që ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut. Në këtë kuadër, Sektori i Programeve Edukative në Muzeun Historik Kombëtar organizoi dhe një takim të zgjeruar me nxënësit e shkollës jopublike “Kristaq Rama” në Tiranë. Nxënësit të shoqëruar edhe nga mësuesit e tyre u njohën me historikun e armëve të prodhuar nga mjeshtërit vendas në ekspozitën “Armë të mjeshtërve shqiptarë” e hapur në kuadër të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Muzeu Historik Kombëtar, duke marr kështu edhe përgjigje për pyetjet e tyre.