Në kuadër të organizimeve për vitin jubilar të Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar u vizitua sot nga pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, z. Alessandro Castriota Scanderbeg.

Z. Alessandro Castriota Scanderbeg u tregua i gatshëm të bashkëpunojë dhe të kontribuojë me çdo objekt dhe dokument, që ka në zotërim, për organizimin e një ekspozite apo konference shkencore me Muzeun Historik Kombëtar.
Për këtë shërbeu dhe një vizitë e tij në Pavijonin e Mesjetës të muzeut, por dhe një takim me drejtorin e institucionit Dr. Dorian Koçi.
Faktet historike mbi figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, ishin kryefjala e kësaj vizite. Z. Alessandro Castriota Scanderbeg shprehu entuziazmin e tij për këtë vizitë në muze dhe falenderoi drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën konstruktrive që realizuan.

31880700_1941026302626800_7430046203762442240_o 31958346_1941027959293301_923067370459627520_n 31907238_1941027355960028_7041708107105304576_o 31882727_1941027065960057_4708656265323085824_o 31946251_1941026892626741_6682730290919505920_n 31949661_1941026765960087_2465555839176409088_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *