Në kuadër të 29 shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me piktorin Rakip Shabani çelën ekspozitën “Identitet” me piktura vaji

Në kuadër të 29 shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me piktorin Rakip Shabani çelën ekspozitën “Identitet” me piktura vaji, akuareli dhe grafika me tematikë nga etnografia dhe arkeologjia e vendit tonë. Në hapjen e kësaj ekspozite morrën pjesë artdashës të shumtë. Aktivitetin e përshendeti drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili në fjalën e tij tha se: “Ekspozita e piktorit Rakip Shabani përmban rreth 40 piktura me tematikë nga objekte të ndryshme të trashëgimisë sonë popullore të gërshetuara me kostume etnografike të trevave të ndryshme të Shqipërisë. Tërheqin vëmendjen objektet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat piktori Shabani me shije të hollë artistike i ka ndërthurrur me kostume tradicionale popullore. Ndër to mund të përmendim Mozaikun e Mesaplikut, Vulën dhe Përkrenaren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, skulptura antike etj.”. Ndërsa për autorin e ekspozitës znj. Anila Kati u shpreh se: “Rakipi ka qenë profesori im i parë. Kam ndjekur punën e tij dhe jam e mahnitur nga titulli që i ka vënë ekspozitës “Identitet” dhe unë identitenin shqiptar e shoh në tablotë e tij të cilën e shpreh në mënyrën më të mirë. E përgëzoj për punën e tij të palodhshme”. Gjatë fjalës së tij piktori Ksenofon Dilo shprehet se Rakipi në pikturat e tij ka dhënë shpirtin romantik. Kur shohim punimet e tij me karakter popullor ne krenohemi me ndjenjën e brendshme të piktorit. Kjo ekspozitë ka vlera të veçanta. Arti është modern sepse përfaqëson shpirtin e artistit. Unë e kam pasur student dhe jam krenar që piktori Rakip Shabani ka arritur këtë ekspozitë kaq të përkryer.
Ekspozita “Identitet” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 shtator 2018 në Hollin Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

42532438_2171120429617385_1262382358212902912_n 42612083_2171120366284058_3888506859715297280_o 42435047_2171120289617399_5658576226583838720_n 42541805_2171120566284038_214390203182219264_o 42450942_2171120482950713_2754001526333636608_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *