Në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi”, Tiranë, u zhvillua aktiviteti dedikuar Luftës së Dytë Botërore.

Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Vëllazërimi” organizuan një leksion të hapur. Nxënësve të shkollës iu prezantua periudha e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtar, ku u vu theksi edhe mbi rolin dhe kontributin e fëmijëve gjatë Luftës ANÇ. Aktiviteti u mbyll me pjesë nga filmat shqiptarë, me mesazhe patriotike dhe kolonë zanore të mrekullueshme. Falenderojmë për mikpritjen stafin e shkollës “Vëllazërimi” dhe në veçanti drejtoreshën znj. Merita Prenga.

76771497_2931785660217521_7472409789780197376_o 74882995_2931785553550865_3326511656049049600_o 73309167_2931791180216969_4793526330920534016_o 73475237_2931785946884159_316164358113591296_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *