Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u organizua aktiviteti “Një ditë me Kuratorin”

Sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u organizua aktiviteti “Një ditë me Kuratorin”, i cili kishte në fokus temën “Objektet e Sejfulla Malëshovës në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar”. Ky projekt ka filluar një vit më parë. Kuratorët e Muzeut Historik Kombëtar, organizojnë orë të hapura, ku i flasin brezit të ri për punën e tyre të përditshme dhe ndajnë njohuritë e tyre mbi një temë të caktuar. Sejfulla Malëshova ka qenë veprimtar politik, poet, përkthyes dhe publicist. Ai është cilësuar si një nga përfaqësuesit më të shquar politikë dhe intelektualë të së majtës shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Sejfulla Malëshova është përkthyes i disa autorëve të letërsisë ruse e gjermane si Nekrasov, Çehov, Gëte, Hajne, Gorki etj. Disa prej shqipërimeve të tij “Zgalemi” i Gorkit, “Punëtorët e avlëmendit” i Hajnes, “Ançari” i Pushkinit, janë të dalluara për transmetimin e shkëlqyer të tonit e të struktures ritmike të origjinalit, të cilat kanë zënë vend në rradhën e kryeveprave të përkthimit shqip. Në përfundim të aktivitetit nxënësit të shoqëruar nga kuratori vizituan vitrinën me objektet e Sejfulla Malëshovës, në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *