Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është hapur ekspozita “Feminiteti”

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është hapur ekspozita “Feminiteti”, ekspozitë fotografike me fotografi të Giuditta Martinicchio dhe Matteo Montaperto, e kuruar nga Dr. Sara Wielich.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë morën pjesë:Ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Alberto Cutillo, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, Dr.Vittoria Pompo, Presidente e Coordinamento Donne Nel Mondo, znj.Sara Wielich, kuratore e ekspozitës, znj.Giuditta Martinicchio, fotografja e ekspozitës dhe Federico Monsellato.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Është kënaqësi për Muzeun Historik Kombëtar që nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Coordinamento Donne Nel Mondo organizojmë këtë ekspozitë fotografike me fotografi të Giuditta Martinicchio dhe Matteo Montaperto. Kombi shqiptar historikisht ka hasur probleme me emancipimin dhe integrimin e femrës në shoqëri. Në dekadat e fundit, me krenari mund të thuhet se janë bërë përparime të rëndësishme në këtë drejtim”.

Ambasadori i Italisë në Tiranë z. Alberto Cutillo u shpreh se: “Është kënaqësi të jem këtu në këtë ekspozitë dedikuar gruas, në këtë proces ne kemi detyrën të dëshifrojmë mesazhin dhe aftësinë për të mbledhur dhe për ta bërë këtë ftesë entuziaste për të reflektuar”. Ambasadori Cutillo vlerësoi bashkëpunimin e Muzeut Historik Kombëtar me organizatën Coordinamento Donne Nel Mondo.

Përmes dy projekteve interesante artistike, fotografët e rinj italianë Giuditta Martinicchio dhe Matteo Montaperto, përpiqen sot të japin një përgjigje pyetjeve, cilat janë pikëpamjet që i afrohen konceptit të feminitetit në shekullin tonë? Rishikimi fotografik që propozohet në fakt, lind nga një dëshirë për të hetuar, ai që e sheh nocionin bashkëkohor të “feminitetit” si objekt studimi përmes eksplorimit të një koncepti të zhvilluar gjatë historisë mijëra vjeçare dhe brenda fazave të ndryshme të civilizimit dhe ndryshimeve shoqërore.

Ekspozita u shoqërua gjithashtu nga një kompozim i ri muzikor, me titull Feminitet. Pjesa instrumentale, e kompozuar nga Federico Monsellato, krijoi ambientin perfekt për të shijuar këto vepra.

71119904_2852795088116579_8709586625610383360_o 72126180_2852794948116593_8687928411206713344_o 72169980_2852794811449940_63383916173590528_o 71491567_2852794704783284_1177838443841978368_o71913426_2852794591449962_6596822969245237248_o 71567989_2852794428116645_5997053077239103488_o 71887844_2852795384783216_8507257515229052928_o 72635892_2852795164783238_7285528422632128512_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *