“Ndalohet të mos prekësh¨ është një bashkëpunim midis: Muzeu Historik Kombëtar, Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” dhe Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë
Asambleja e Kombeve te Bashkuara shpalli 3 Dhjetorin si ditë të personave me aftësi te kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqënie të personave me aftësi të kufizuar. Në kuadër të kësaj dite (3 dhjetor), Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë dhe me Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, organizojnë dy veprimtari, si: “Ndalohet të mos prekësh!” dhe “Edhe unë bëj art!”. Por kjo e fundit do të realizojet në 3 Dhjetor 2016.
Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh!” nisi me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë. Kjo veprimtari konsiston në vizitat e planifikuara nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar nga ana e nxënësve më aftësi të kufizuar në shikim.
Tanimë, muzetë bashkëkohore janë kthyer në konceptin e prekjes dhe kanë filluar të shqyrtojnë të gjitha ekspozitat e tyre bazuar tek fakti i të prekurit. Muzeu Historik Kombëtar është mikpritës, i ngrohtë e gjithpërfshirës, i arritshëm dhe pozitive për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të punuar në të.
Nxënësit e Institutit “Ramazan Kabashi”, të pajisur me doreza të dhënë nga stafi i Muzeut Historik, mundën të prekin objektet e paracaktuara, objekte origjinale të ekspozuara nëpër pavijonet e muzeut. Prekja e këtyre objekteve u realizua me ndihmën e specialistëve të muzeut. Specialisti i Sektorit të Menaxhinit të Koleksioneve, i udhëhoqi fëmijët përgjatë pavijoneve dhe gjatë prekjes së objeteve duke u dhënë përshkrimin dhe historikun përkatës për çdo objekt. Objektet e paracaktuara për t’u prekur ishin të siguruara, fiksuara, në lartësinë e duhur dhe të sigurta për dëmtime të mundshme. Fëmijët me aftësi të kufizuar në shikim arritën të përjetojnë botën me anë të duarve të tyre. Në të njëjtën kohë, aftësia për të prekur dhe për të ndjerë objektet origjinale të caktuara, është një mënyrë e re dhe e shkëlqyer për të dhënë qytetërimin e lashtë shqiptar.
Në kuadër të kësaj veprimtarie midis drjtorit të Muzeut Histiorik Kombëtar z.Melsi Labi dhe Drejtorit të Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë, z.Xhemal Xhafa u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi.
Për këtë arsye vizitat do të vijojnë çdo ditë të enjte nga nxënësit me aftësi të kufizuar në shikim, në dëgjim dhe me aftësi të kufizuara të llojeve te tjera.
Aktiviteti në fjalë u relizua në kuadër të 35-vjetorit të përurimit të godinës së Muzeut Historik Kombëtar.