“Ndalohet të mos prekësh¨, grupi i dytë i fëmijëve me probleme shikimi prekin objektet në Muzeun Historik Kombëtar.

“Ndalohet të mos prekësh” është një bashkëpunim midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, me qëllimin e promovimit të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shikim, si dhe të mbështesë personat me aftësi të kufizuara për të pasur akses në të gjitha sferat e jetës, si në qendrat kulturore ashtu dhe në qendra të tjera publike.

Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh” konsiston në vizitat e planifikuara nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar nga ana e nxënësve më aftësi të kufizuar në shikim. Nxënësit e Institutit “Ramazan Kabashi”, të pajisur me doreza të dhënë nga punonjësit e Muzeut Historik Kombëtar, mundën të prekin objektet e paracaktuara, objekte origjinale të ekspozuara nëpër pavijonet e muzeut. Prekja e këtyre objekteve u realizua me ndihmën e punonjësit të muzeut, i cili i udhëhoqi fëmijët përgjatë pavijoneve dhe gjatë prekjes së objeteve duke u dhënë përshkrimin dhe historikun përkatës për çdo objekt. Objektet e paracaktuara për t’u prekur ishin të siguruara, fiksuara, në lartësinë e duhur dhe të sigurta për dëmtime të mundshme.

Muzeu Historik Kombëtar është mikpritës, i ngrohtë e gjithpërfshirës, i arritshëm dhe pozitiv për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të punuar në të. Fëmijët me aftësi të kufizuar në shikim arritën të përjetojnë botën me anë të duarve të tyre. Në të njëjtën kohë, aftësia për të prekur dhe për të ndjerë objektet origjinale të caktuara, është një mënyrë e re për të dhënë qytetërimin e lashtë shqiptar.

61127153_2575800312482726_4357472925721296896_o 60860240_2575800159149408_2078974972553854976_o 60959687_2575799792482778_3541036330362339328_o61182363_2575800729149351_6464486570064871424_o 61096343_2575800605816030_8972268161168572416_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *