Ky muaj, edhe pas termetit të datës 21 Shtator, vazhdon të tërheqë një numër të madh vizitorësh në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Shtatori është muaji kur të gjithë kujtojmë Ditët Evropiane të Trashëgimisë dhe 29 Shtatorin, “Ditën Kombëtare të Trashëgiminë”, kur të gjitha vlerat e prekshme dhe të paprekshme bëhen një së bashku me ata që i krijuan dhe i ruajtën ato për t’ia kaluar brezave si dëshmi të identitetit tonë kulturor dhe evropian.
Edhe këtë mëngjes shumë njerëz kanë vizituar Muzeun për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë (nga prehistoria deri në fund të epokës komuniste), të shpjeguara përmes objekteve dhe artefakteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.
Sot, në Muzetë Kombëtarë, Parqet Arkeologjike dhe Monumentet e Kulturës është hyrje e lirë.
Ju mirëpresim në Muzeu Historik Kombetar deri në orën 19.00.