Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë sonë kulturore, Muzeu Historik Kombetar u vizitua nga bashkëshortet e përfaqësuesve të Kolegjit të NATO-s. Zonjat e nderuara nga vende te ndryshme të NATO-s, si: Franca, Portugalia, Zvicra, Belgjika, Lituania, Norvegjia, Italia, Turqia, Spanja, Greqia, SHBA etj., të shoqëruara nga Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, zhvilluan një rrugëtim në historinë e Shqipërisë e prezantuar në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Ato vlerësuan historinë e popullit shqiptar, që nga lashtësia deri në fund të regjimit komunist. Ato shprehën vlerësimin e tyre dhe falenderuan për mikëpritjen.