Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga një grup kursantësh nga Turqia

Në kuadër të organizimit të ekskursioneve në qytete të ndryshme të Shqipërisë, organizuar nga diaspora shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës në Republikën e Kosovës, Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga një grup kursantësh nga Turqia. Ky është një bashkëpunim ndërinstitucional midis Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë.
Të rinjtë nga diaspora shqiptare në Turqi, me origjinë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, zhvilluan një rrugëtim në historinë e Shqipërisë e prezantuar në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Ata u njohën me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist, shprehën vlerësimin e tyre si dhe falenderuan për mikëpritjen.

70795798_2800926926636729_7044996020534509568_o 69747391_2800926836636738_1969760839049150464_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *