Muzeu Historik Kombëtar, Polo Biblio-Museale e Provincës së Leçes dhe Muzeu Castromediano në Leçe ju ftojnë ditën e enjte, datë 20 Dhjetor 2018, në hapjen e ekspozitës “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia”

Muzeu Historik Kombëtar, Polo Biblio-Museale e Provincës së Leçes dhe Muzeu Castromediano në Leçe ju ftojnë ditën e enjte, datë 20 Dhjetor 2018, në hapjen e ekspozitës “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” dhe në punimet e konferencës për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Leçe, Itali.
Hapja e ekspozitës “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” është një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi marrëdhëniet historike që Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka pasur me rajonin e Pulias dhe dukumentet unike që janë mbledhur nga pala italiane për këtë ekspozitë, të cilat na japin fakte të rëndësishme historikë për periudhën e Mesjetës.
Viti 2018 ishte dhe Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, vendosur nga qeveria e Shqipërisë dhe për Muzeun Historik Kombëtar kjo ekspozitë është edhe aktiviteti përmbyllës në kuadër të këtij viti jubile për figurën e Skënderbeut.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në datat 20 Dhjetor – 03 Shkurt 2019 në ambientet e Muzeut Castromediano të Leçes.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *