Princesha e Tajlandës dhe stafi i Saj, të shoqëruar nga Drejtori i Muzeut Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u njohën me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist. Princesha e Tajlandës pati një kënaqësi të vërtetë dhe u impresionua shumë nga Muzeu Historik Kombëtar, duke treguar një interes të veçantë në historinë e vendit tonë. Princesha u shpreh entuziaste për vizitën e Saj në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar dhe shprehu vlerësimin e saj për historinë e popullit shqiptar që nga kohët më të lashta e deri më sot. Gjithashtu falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe premtoi se do të kthehet përsëri në muze.