Në këtë konferencë morrën pjesë të ftuar nga vende të ndryshme si nga Ballkani, Franca, Gjermania etj. në kuadrin e vitit të 9 të “Workshop Albania 2019” si pjesë e grupit “Memory Lab Europe”, e cila është një platformë Evropiane që trajton etapa të ndryshme historike të Evropës kryesisht në ballkanin perëndimor, që këtë vit mbahet në vendin tonë.
Në këtë konferencë referoi Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, pasi njohu të pranishmit me historikun e Muzeut dhe të pavijoneve të tij, u ndal specifikisht për periudhën e diktaturës komuniste ku trajtoi çështjet më të rëndësishme social-politike dhe ideologjike që karakterizuan atë periudhë si në aspektin e brendshëm por edhe atë të marrëdhënieve me jashtë si ato të vendeve fqinje, Evropës perëndimore dhe kampit lindor komunist. Më pas të ftuarit patën mundësinë të vizitonin pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar ku u njohën më nga afër me objektet e ekspozuara që pasqyrojnë etapat e ndryshme historike si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.