Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin “80 vite nga pushtimi fashist italian”

Në përkujtim të 80-vjetorit të rënies së dëshmorëve gjatë qëndresës së armatosur kundër agresionit fashist, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me gjimnazin “Petro Nini Luarasi” organizoi aktivitetin me titull “80 vite nga pushtimi italian”.
Përkujtimi i luftrave heroike në mbrojtje të atdheut nga pushtimi i italianëve fashistë u realizua nëpërmjet pjesëmarrjes së historianit Dr. Moikom Zeqo, drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, interpretimeve dhe referimeve të gjimnazistëve, si dhe nëpërmjet ilustrimeve të fotografive të dëshmorëve të rënë. Për herë të parë për publikun u prezantuan disa fotografi të Mujo (Cakuli) Ulqinakut të mundësuara nga pasardhësit e tij.
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm dhe të ftuar dashamirës të fushave të ndryshme.
Dr. Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, përveç të tjerash tha se, “Ideatori kryesor i pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ishte konti Galeazzo Çiano, dhëndri i Benito Musolinit, të cilit i lindi ide¬ja për një “zgjidhje tërësore për Shqipërinë”. Pushtimi fashist italian më 7 prill 1939, ishte një ndër aktet e para agresive të fashizmit në Europë. Luftimet më të përgjakshme u bënë në Durrës, por edhe në Shëngjin, Vlorë e Sarandë. Në Durrës trupat italiane u pritën me zjarr nga Mujo Ulqinaku, Hamit Dollani etj.”
Dr. Moikom Zeqo bëri një panoramë të zgjeruar sesi erdhi pushtimi fashist në Shqipëri dhe hapat e ndërmarra nga populli shqiptar në luftën kundër fashistëve italianë, duke vlerësuar këtu edhe kontributin e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku.
Znj. Olsa Ulqinaku, stërmbesa e Mujo (Cakuli) Ulqinakut, në fjalën e saj përshëndetëse midis të tjerash tha se: “Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare janë jo vetëm simbol i pashlyeshëm i rezistencës kombëtare dhe luftës për liri, por edhe frymëzim për ne brezat e sotëm. Gjaku i derdhur nuk do të shkojë dëm dhe sakrifica do të ketë kuptim, ndaj, na takon ne nipërve dhe mbesave, ne stërnipërve dhe stërmbesave që të ruajmë të freskëta këto mesazhe heroizmi e qëndrese”.

56835709_2495782210484537_992854460101296128_o 57244778_2495782093817882_435050165263400960_o 56509963_2495781963817895_2734775813902696448_o 56541900_2495781860484572_7421936085736882176_o 56742465_2495781697151255_7825082074284425216_o 56605006_2495781500484608_3722806806687252480_o 56652879_2495781410484617_5089780423240712192_o 56775602_2495782450484513_3318445956575264768_o 56894379_2495782320484526_2231007520523026432_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *