Muzeu Historik Kombëtar mirëpret Nënkryetarin e Komitetit Kombëtar i CPPCC, z.Zhang Qingli, dhe disa Anëtarë të tjerë të Komitetit Kombëtar të CPPCC

Sot,  Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga Nënkryetari i Komitetit Kombëtar i CPPCC, z.Zhang Qingli, dhe nga Anëtarët e Komitetit Kombëtar të CPPCC z.Han Young, z.Ma Jinglin, znj. Xu Fengqin, etj. Anëtarët e Komitetit Kombëtar të CPPCC të shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, z.Zhou Ding, u pritën nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi dhe treguan një interes të veçantë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë. Diplomatët kinezë u njohën me ngjarjet historike të popullit shqiptar, të demostruara nga objektet e ekspozuara në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Nënkryetari i Komitetit Kombëtar i CPPCC, z.Zhang Qingli, mbeti mjaft i kënaqur nga kjo vizitë, përshtypje të cilën e ndau edhe me drejtorin e muzeut Dr.Dorian Koçi. Ai u shpreh se, “Si Kina ashtu edhe Shqipëria kanë luftuar fort për lirinë e popujve të tyre. Kjo ishte një vizitë e mbresëlënëse dhe shpreh vlerësimin e tim për historinë e popullit shqiptar që nga kohët e lashta deri më sot, duke ju falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë”.

57160111_2509406125788812_7040984881857298432_o57187542_2509407089122049_2301467283647627264_o57485167_2509406465788778_925725706107748352_o57155653_2509406392455452_6208723526740869120_o57579931_2509406279122130_2155822580408254464_o58375177_2509406229122135_4415620559501524992_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *