Muzeu Historik Kombëtar ju fton nesër, më date 01 Korrik 2017 ora 19.00, në çeljen e ekspozitës “Ngjyrat e Greqisë në Tiranë”. Kjo ekspozitë, me autor Kristo Dëfrim Hasa, vjen si një bashkëpunim i Ambasadës së Greqisë në Tiranë, Muzeut Historik Kombëtar, Bashkisë Ilida, Greqi, Bashkisë Tiranë si dhe Bashkisë Gramsh.
Qëllimi i çeljes së kësaj ekspozite nuk mund të ishte veçse krijimi dhe forcimi i urave të miqësisë midis dy popujve tanë, për një bashkëjetesë dhe respekti reciprok.
Në këtë ekpsozitë do të paraqiten 120 punimet e 47 piktorëve të vegjël grekë dhe shqiptarë të moshave 5-11 vjeç. Punimet e kësaj ekspozite përçohen nga një larmi e këndshme tematike dhe ngjyrash, çiltërsia fëminore, fantazia dhe dashuria për pikturën shpaloset gjerësisht në punimet e tyre.
Ju mirëpresim ditën e shtunë, datë 01 Korrik 2017 ora 19.00, në Hollin Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar!